Skuadra e madhe turke, Fenerbahçe, është e vendosur për transferimin e sulmuesit të Sevillas, Youssef En-Nesyri, ka raportuar “Mundo Deportivo” të dielën.
Fenerbahçe ka nisur kontaktet me Sevillan, pasi ekipi spanjoll është i gatshëm ta lirojë marokenin. Për kartonin e 27-vjeçarit, ekipi anglez ka ofruar 20 milionë euro.
En-Nesyri po shihet si përforcim i duhur për sulmin te skuadra e drejtuar nga trajneri Jose Mourinho dhe drejtuesit e klubit do të përpiqen t’i sigurojnë shërbimet e tij për edicionin e ardhshëm.
Marokeni ka shënuar 20 gola në të gjitha garat në edicionin e kaluar për ekipin spanjoll, me të cilin ka kontratë deri në vitin 2025. Ai është pjesë e Sevillas prej vitit 2020, ndërsa ka luajtur edhe te Leganesi e Malaga.