Futbollisti i Kosovës, Betim Fazliji, e ka zhvilluar ndeshjen e parë në Superligën e Zvicrës pas më shumë se një viti pauzë.
Ndeshjen e fundit zyrtare në Superligën e Zvicrës, Fazliji me St. Gallenin e kishte luajtur më 11 nëntor të vitit 2023. Më pas për 90 minuta kishte luajtur ndaj Ëacker Innsbruckut në miqësoren e 17 nëntorit të atij viti.
Prej asaj kohe, Fazliji që luan si qendërmbrojtës por edhe si mesfushor defensiv, nuk kishte luajtur fare deri në miqësoren e 7 janarit të këtij viti ndaj Karlsruherit.
Ndaj ekipit të kategorisë së dytë të futbollit spanjoll, Fazliji luajti për 33 minuta, ndërsa të dielën regjistroi ndeshjen e tij të parë në Superligë.
25-vjeçari Fazliji u inkuadrua nga minuta e 68-të në disfatën e St. Gallenit ndaj Luzernit me rezultatin 2:0. Ndeshja Luzern – St. Gallen i takoi javë së 21-të të elitës së futbollit zviceran.
Për Luzernin kjo ishte fitore shumë e rëndësishme pasi është rikthyer në garën për titull kampionit të Zvicrës.
Donat Rrudhani, që u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 79-të, u paraqit deri në minutën e 81-të te Luzerni.
Rrudhani do t’i mungojë Luzernit në ndeshjen e ardhshme shkaku suspendimit. Bastien Toma luajti deri në minutën e 56-të, kurse Albert Vallçi mbeti në bankën e rezervistëve te St. Galleni.
Luzerni ka 36 pikë ndërsa St. Galleni ka shtatë pikë më pak.