Mesfushori i Kosovës, Betim Fazliji, ka stërvitur për herë të parë në fushë të martën pas lëndimit të rëndë në nëntor të vitit të kaluar. Fazliji këputi ligamentin kryqëzor më 23 nëntor dhe që nga ajo kohë i ka munguar St. Gallenit dhe Kosovës.
24-vjeçari ka pasur një rehabilitim të mirë. Ai ende është duke u stërvitur individualisht, por është i kënaqur me progresin.
Ka pasur seancë stërvitore edhe me top. Fazliji nuk do të mund të paraqitet këtë edicion. Ai luajti 12 ndeshje në Superligë, ndërsa shënoi një gol.
Fazliji u kthye në St.Gallen verën e vitit të kaluar pas një viti të kaluar në St. Pauli. Ai me ekipin elitar të Zvicrës ka kontratë deri në vitin 2027.