Faqja zyrtare e Ligue 1 të Francës në platformën “X”, ka bërë disa postime për Edon Zhegrovën, i cili po shkëlqen në ndeshjen kundër Lensit.
Lille është duke fituar ndaj Lensit 2:1, falë dy golave të bukur të Zhegrovës.
“Edon Zhegrova e hap derbin me shënimin për Lillen”, është postimi i parë, me tri fotografi të Zhegrovës në aksionin e golit të parë të shënuar në minutën e nëntë.
Një postim tjetër shkruan: “Çfarë lojtari i veçantë, Edon Zhegrova”, ka shkruar Ligue 1 në gjuhën angleze, duke e vendosur edhe flamurin e Kosovës dhe një yll.
Minuta më ovnë, Ligue 1 ka vendosur katër fotografi të Zhegrovës, me sekuenca të golit të shënuar. Sërish, flamuri i Kosovës përkrah postimit, me një top.
“10-të gola përgjatë këtij edicioni në të gjitha garat. Edon Zhegrova”, ka shkruar Ligue 1, me flamurin e Kosovës dhe një kapele.
Zhegrova nuk u ndal me kaq.
E shënoi edhe një tjetër gol për 2:0 në minutën e 60-të, që ishte i 11-ti në të gjitha garat.