Futboll

Evertoni mund ta kthejë Brojën e t’i huazojë dy lojtarë tjerë

Broja

Evertoni është në bisedime me Chelsean për një kthim të mundshëm të sulmuesit të Shqipërisë, Armando Broja. 

Broja pësoi lëndim të rëndë në ligamentin e nyjës së këmbës dhe pritet të jetë jashtë fushës së gjelbër për 12 javë. 

Por, për kthimin e tij në skuadër sërish, Chelsea kërkon kompensim nga Evertoni. 

Një opsion të cilin zyrtarët e Evertonit janë duke e diskutuar me ata të Chelseat, është që Broja të zëvendësohet me huazimin e dy lojtarëve të tjerë nga “blutë”, Kieran Dewsbury-Hall dhe Carney Chukwuemeka. 

23-vjeçari Broja ka histori të shumta me lëndime, të cilat kanë bërë që ai të mos e shfaqë gjithë potencialin që e ka. 

Në edicionin aktual i ka zhvilluar vetëm shtatë ndeshje.