Futboll

Evertoni i bën nder Liverpoolit, e ndal Arsenalin

E

Arsenali është ndalur nga Evertoni në ndeshjen e xhiros së 31-të dhe ka bërë tjetër hap të gabuar për titull kampioni.

“Revolveristët” të shtunën kanë barazuar 1:1 në udhëtim tek Evertoni i Armando Brojës, ndonëse ishin duke udhëhequr nga minuta e 34-t.

Golin për 1:0 për Arsenalin e shënoi Leandro Trossard, me asistim të Raheem Sterlingut.

Katër minuta pasi nisi pjesa e dytë, Evertoni i barazoi shifrat në 1:1.

Nga penalltia gol realizoi sulmuesi senegalez, Iliman Ndiaye.

Broja luajti tek Evertoni nga minuta e 65-t.

Arsenali në vendin e dytë ka 62 pikë, 11 më pak se lideri Liverpooli – që ka një ndeshje më pak.

Ndërsa Evertoni ka 35 pikë, larg rrezikut për rënie.