Evertoni ka shënuar tre gola në pjesën e parë për fitore ndaj Tottenhamit.
Të dielën, Evertoni e fitoi 3:2 ndeshjen e xhiros së 22-të të Premier Leagues.
Dominic Calvert-Lewin në minutën e 13-të dhje Iliman Ndiaye në minutën e 30-të shënuan dy golat e parë për Evertonin.
Në minutën e shtatë pjesë të pjesës së parë autogol shënoi Archie Gray i Tottenhamit.
Tottenhami kërkoi kthimin në pjesën e dytë por pa sukses. Dejan Kulushevski në minutën e 77-të dhe Richarlison në minutën e 92-të realizuan gola, por që nuk ishin të mjaftueshëm.
Për Tottenhamin është humbja e dytë rresht.
Mban pozitën e 15-të me 24 pikë.
20 pikë në vendin e 16-të të kampionatit anglez i ka Evertoni.