Futboll

Ethemi asiston në fitoren e Konyasporit

Valon Ethemi

Konyaspori ka fituar në udhëtim te Kasimpasha të shtunën në kuadër të xhiros së 32-të të elitës së futbollit të Turqisë.

Konyaspori fitoi me rezultatin 2:0, ndërsa kontribut dha mesfushori shqiptar, Valon Ethemi. Futbollisti që përfaqëson Maqedoninë e Veriut asistoi në minutën e 21-të.

Ai ka dy gola e pesë asistime në edicionin aktual, në 27 paraqitje në të gjitha garat.

Ethemi u zëvendësua pas një ore lojë, ndërsa Sokol Çikalleshi ishte në bankën rezervë.

Në bankën rezervë ishte edhe Loret Sadiku te Kasimpasha.

Konyaspori ka 36 pikë dhe po lufton për mbetje në Superligën e Turqisë.

Kasimpasha ka dhjetë pikë më shumë në pjesën e sipërme të tabelës.