Paris Saint-Germaini është mposhtur të martën mbrëma në “Villa Park” në Birmingham, por megjithatë është kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Kampioni francez pësoi 3:2 nga Aston Villa, të martën mbrëma. Por u kualifikua falë rezultatit të përgjithshëm 5:4, përkatësisht për shkak të fitores më të thellë në ndeshjen e parë çerekfinale, 3:1.
Parisienët e nisën mirë edhe ndeshjen në Angli. Achraf Hakimi shënoi për 1:0 në minutën e 11-të, ndërsa Nuno Mendes shënoi në minutën e 27-të për 2:0.
Por skuadra e Unai Emery nuk u dorëzua.
Youri Tielemans ngushtoi rezultatin në 2:1 në minutën e 34-t. Rezultatin në 2:2 e barazoi John McGinn në minutën e 55-të. McGinn ishte asistues në golin e parë.
Menjëherë në minutën e 57-të Ezri Konsa shënoi për epërsinë 3:2 të skuadrës angleze. Ai realizoi me asistim të Marcus Rashfordit.
Shifrat më nuk ndryshuan përkundër përpjekjeve të skuadrës vendase.
Parisi bëri vend në mesin e katër skuadrave më të mira evropiane, derisa Villa merr krenarinë e një kampanje shumë të mirë në Champions.
Villa kthehet furishëm, kalon në epërsi
Ndonëse ishte duke humbur 2:0, Aston Villa po udhëheq 3:2 ndaj Parisit.
Golin e tretë e shënoi Ezri Konsa në minutën e 58-të.
Parisi tani ka vetëm një gol epërsi në rezultatin e përgjithshëm
Barazon Aston Villa
Aston Villa ka barazuar në 2:2 rezultatin në ndeshjen ndaj PSG-së.
Realizator ishte John McGinn në minutën e 55-të.
Ai shënoi gol të bukur.
VIDEO:
⚽️ GOAL: John McGinn
🇪🇺 Aston Villa 2-2 PSGpic.twitter.com/BpwqSd8izW— Goals Xtra (@GoalsXtra) April 15, 2025
PSG-ja dominon pjesën e parë ndaj Aston Villas
PSG-ja e ka mbyllur me epërsi 2:1 pjesën e parë ndaj Aston Villas.
Ndeshja ndërmjet Aston Villas dhe PSG-së i takon çerekfinales në Ligën e Kampionëve. Është ndeshja kthyese e Championsit.
Achraf Hakimi në minutën e 11-të shënoi për 1:0.
Për 2:0 realizoi Nuno Mendes në minutën e 27-të, kurse golin e vetëm për skuadrën angleze e shënoi Youri Tielemans në minutën e 34-t.
Aston Villa ngushton rezultatin
Aston Villa ka ngushtuar epërsinë e PSG-së në 2:1 falë golit të Youri Tielemansit.
Ai realizoi golin për 2:1 në minutë ne 34-t.
Aktualisht rezultati i përgjithshëm është 5:2 për parisienët.
VIDEO:
🚨🇪🇺 GOAL | Aston Villa 1-2 PSG | Tielemans
TIELEMANS PULLS ONE BACK FOR ASTON VILLA !!!!pic.twitter.com/xmSeS2Lxkn— Tekkers Foot (@tekkersfoot) April 15, 2025
PSG-ja i afrohet gjysmëfinales, shënon golin e dytë
PSG-ja e ka shënuar edhe golin e dytë ndaj Aston Villas.
Nuno Mendes shënoi golin për 2:0 në minutën e 27-të.
Rezultati nga të dyja ndeshjet është 5:1 në favor të kampionit francez.
VIDEO:
🚨🇪🇺 GOAL | Aston Villa 0-2 PSG | Nuno Mendes
NUNO MENDES DOUBLES THE LEAD FOR PSG !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!pic.twitter.com/BRSVKjJPP9— Tekkers Foot (@tekkersfoot) April 15, 2025
Epërsi e hershme e PSG-së ndaj Aston Villas
Paris Saint-Germaini ka kaluar herët në epërsi ndaj Aston Villas.
Golin e epërsisë për PSG-në e shënoi Achraf Hakimi në minutën e 11-të.
Ndeshja kthyese e çerekfinales ndërmjet Aston Villas dhe PSG-së po luhet në “Villa Park” në Birmingham.
Ndeshjen e parë në Paris, PSG-ja e fitoi 3:1.
VIDEO:
GOAL PSG
ASTON VILLA 0-1 PSG.
ACHRAF HAKIMI.
pic.twitter.com/ssTvm4OVw8— Mystershirt 👕📦 (@Mystershirt) April 15, 2025