Futboll

Ëndrra e Bonuccit, përfundimi i karrierës në Evropian

Leonardo Bonucci

Mbrojtësi i pensionuar nga futbolli, Leonardo Bonucci, ka bërë të ditur se ëndrra e tij ka qenë të luajë në “Euro 2024”, para se të pensionohej nga futbolli aktiv. 

Ish-mbrojtësi i Juventusit, Bonucci, nuk ka arritur që ta bindë selektorin Luciano Spalletti pas gjashtë muajve të kaluara si i huazuar tek Union Berlini dhe Fenerbahçe. 

“Kam ëndërruar që ta përfundojë karrierën me Italinë dhe Juventusin në mënyrë tjetër, por gjithçka duhet pranuar”, ka thënë Bonucci të enjten, shkruan “Football-Italia”. 

“Duhet ta pranosh çdo vendim dhe të përgatitesh për ndryshim. Doja ta përfundoja karrierën në moshën 37-vjeçare, por doja të luaja në Evropian”, ka thënë 37-vjeçari Bonucci, i cili u pensionua para disa javësh. 

Edhe Bonucci është fitues i Evropianit me Italinë. Ai shënoi në finale kundër Anglisë në “Wembley Stadium”.