Sulmuesi maroken, Youssef En-Nesyri, ishte vendimtar të dielën në fitoren e Fenerbahçes.
Në kuadër të javës së 18-të të elitës së futbollit turk, Feneri në shtëpi shënoi fitore ndaj Hataysporit me rezultatin 2:1.
Të dy golat e Fenerit i shënoi En-Nesyri.
Golin e parë e realizoi në minutën e 16-të kurse të dytin në minutën e pestë shtesë të pjesës së parë.
Feneri kishte mundësinë që ta shënonte edhe golin e tretë në minutën e 95-të por Edin Xheko e humbi penalltinë.
Për Hataysporin golin e shënoi Bilal Boutobba në minutën e 33-të.
Te mysafirët në bankën rezervë ishte portieri i Kosovës, Visar Bekaj.
Skuadra e drejtuar nga trajneri, Jose Mourinho, ka 39 pikë dhe është në vendin e dytë. Galatasaray ka tetë pikë më shumë dhe mban pozitën e parë.
Hatayspori ka nëntë pikë dhe është në pozitën e parafundit në tabelë.
Po lufton për mbetje në ligë.