Futboll

Emërllahu shënon gol, Cluji kalon në finale

Lindon Emërllahu

Mesfushori i Kosovës, Lindon Emërllahu, ka shënuar gol për Clujin me asistim të Meriton Korenicës të enjten mbrëma për Kupë të Rumanisë. Emërllahu shënoi golin e katërt në minutën e 50-të në fitoren 4:1 ndaj Farul Constantas, në kuadër të gjysmëfinales së Kupës rumune të futbollit.

Emërllahu luajti deri në minutën e 63-të, ndërsa Korenica kompletoi takimin.

Për Emërllahun ishte goli i parë me fanellën e Clujit. Skuadrës rumune, 22-vjeçari iu bashkua nga Ballkani i Suharekës në shkurt për 700 mijë euro.

Në finalen e 14 majit, Cluji do të përballet me Hermannstadtin.