Sulmuesja e krahut që aktivizohet tek Esseni në Bundesligën gjermane, Laureta Elmazi, e ka regjistruar të shtunën asistimin e parë të edicionit.
Në kuadër të xhiros së 20-të, Esseni fitoi 3:0 në udhëtim te Leipzigu, ndërsa 21-vjeçarja që u aktivizua në lojë në minutën e 67-të, asistoi pas vetëm dy minutash.
Elmazi në këtë edicion i ka edhe dy gola të shënuar.
Esseni ka 19 pikë në vendin e nëntë.