Futboll

Eliminohet Lille i Zhegrovës

Edon Zhegrova - Lille

Lille i sulmuesit të Kosovës, Edon Zhegrovës, është eliminuar në çerekfinale të Ligës së Konferencës.

Lille të enjten mbrëma u mposht nga Aston Villa në ekzekutimin e penalltive, 4:3.

Aston Villa javën e kaluar fitoi 2:1, ndërsa Lille në shtëpi fitoi me të njëjtin rezultat po ashtu pas 90 minutave, për ta dërguar ndeshjen në vazhdime.

Yusuf Yazici në minutën e 15-të shënoi për 1:0, kurse Benjamin Andre e dyfishoi epërsinë në minutën e 68-të.

Matty Cash tre minuta para fundit shënoi për 2:1 dhe kështu skuadrat luajtën edhe dy pjesë nga 15 minuta, ku nuk u shënuan gola.

Në penallti për Aston Villan shënuan Tielemans, Watkins, Cash dhe Douglas Luiz, ndërsa dështoi Bailey.

Për Lillen dështuan Bentaleb dhe Andre, penalltinë e të cilit e priti portieri Emiliano Martinez.

Shënuan David, Gomez dhe Cabella, por jo mjaftueshëm për të avancuar tutje.

Edon Zhegrova ishte i lënduar dhe nuk luajti në këtë ballafaqim.