(E përditësuar) - Kampioni i tri edicioneve të fundit në Kosovë, Ballkani, është ndalur në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Ballkani, që në dy edicionet e fundit ishte pjesëmarrës në fazën grupore të kësaj gare, u eliminua të enjten mbrëma nga Larne e Irlandës së Veriut, pas ekzekutimit të penalltive, 4:1.
Në 120 minuta lojë vendosi goli i Walid Hamidit në minutën e 45-të nga penalltia.
Ishte pikërisht Hamidi që dështoi në ekzekutimin e penalltive, bashkë me Engjëll Ajazaj, ndërsa shënoi Krenar Dulaj.
Por kjo nuk mjaftoi pasi vendësit i shënuan të katër penalltitë dhe iu gëzuan avancimit në plejof.
Larne dhe Ballkani do të luajnë në penallti dhe nëpërmjet 11-metërshave e kërkojnë avancimin tutje.
Ndeshja pas 120 minutave është mbyllur 1:0 në të mirë të Ballkanit.
Shënues ishte Walid Hamidi nga penalltia, në minutën e 45-të.
Ballkani dhe Larne kanë nisur vazhdimet nga 15 minuta për të caktuar ekipin që avancon tutje në Ligën e Konferencës.
Rezultati i përgjithshëm nga dy ndeshjet është 1:1.
Ballkani e mbyll pjesën e parë me epërsi prej një goli
Ballkani e ka mbyllur me epërsi prej një goli pjesën e parë të ndeshjes kthyese të rrethit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës ndaj Larnes së Irlandës së Veriut.
Golin për 1:0 e shënoi Walid Hamidi në fundin e pjesës së parë.
Hamidi shënoi nga penalltia.
Ndeshjen e parë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë e kishte fituar Larne, me rezultatin 1:0.
45' | Ballkani equalizes right before the end of the half. It’s Hamidi from the penalty spot! 🎯
🇽🇰 Ballkani 1 - 0 Larne ⚪️ [AGG 1-1]#UECL | #ConferenceLeague
pic.twitter.com/V4Azv3UjZT— Kosovar Football 🇽🇰 (@kosovarfootball) August 15, 2024