Futboll

Eliminohet 2 Korriku U19, humb sërish thellë nga Dynamo Kievi

2 Korriku U19

Futbollistët e ekipit U19 të 2 Korrikut të Prishtinës janë eliminuar nga “UEFA Youth League”. 2 Korriku të mërkurën pësoi tjetër disfatë të thellë nga skuadra ukrainase, Dynamo Kyiv U19. 2 Korriku në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë humbi 4:1. Më 27 nëntor humbi 5:0 në Poloni. Matvii Ponomarenko shënoi dy golat e parë për ekipin nga Ukraina. Ai shënoi golin e parë në minutën e 15-të dhe të dytin në minutën e 42-të. Në minutën e 59-të, 2 Korriku ngushtoi epërsinë 2:1. Omer Shala shënoi gol me asistim të Rin Ahmetit. Më pas ukrainasit shënuan edhe dy gola tjerë nëpërmjet Bohdan Redushkos, i cili shënoi për 3:1 në minutën e 68-të dhe për rezultatin final, 4:1, në minutën e 80-të.  
2 Korriku i kaloi dy raundet e para të “UEFA Youth League”.

UEFA Youth League i ka dy rrugë, përkatësisht dy grupe. Në grupin e parë janë skuadrat e të rinjve të klubeve që paraqiten në Ligën e Kampionëve. 22 prej tyre kalojnë në fazën nokaut.

Në rrugën e dytë janë skuadrat kampione nga 52 vende. Skuadrat kampione nuk kanë fazë grupore, por tri raunde eliminuese. Dhjetë ekipet më të mira pas tri raundeve kalojnë në 1/16 e finales.
Ekipi U19 i 2 Korrikut eliminoi në raundin e parë ekipin nga Shqipëria, Bylisi. Në raundin e dytë e eliminoi Dublinin e Irlandës. Por të mërkurën u eliminua nga Dynamo Kyivi.