Futboll

Ekipi U19 i 2 Korrikut mëson kundërshtarin e parë në “UEFA Youth League”

2 Korriku

Futbollistët e ekipit U19 të 2 Korrikut të Prishtinës e kanë mësuar kundërshtarin e parë në “UEFA Youth League”. 

Kampioni i Kosovës për grumoshën U19, në raundin e parë do të përballet me Bylisin e Shqipërisë. Shorti është tërhequr të martën në Nyon të Zvicrës, ndërsa është hera e parë që një ekip nga Kosova do të paraqitet në garat evropiane për grupmosha të reja. 

2 Korriku ndeshjen e parë e ka më 18 shtator në Ballsh, kurse të kthimit më 2 tetor në Prishtinë. 
Në raundin e parë të garës së kampionëve vendorë paraqiten skuadra të vendeve që janë më poshtë të ranguara.