Bieli ka shkruar histori të futbollit zviceran. Është bërë ekipi i parë i kategorisë së tretë që është kualifikuar në finale të Kupës së Zvicrës.
Bieli e mposhti 1:0 në gjysmëfinale kampionin në fuqi të Zvicrës, Young Boysin.
Ndeshja u vendos pas dy vazhdimeve nga 15 minuta. Goli u shënuar nga një penallti shumë kundërthënëse.
Derisa te Bieli kishte festë të madhe pas ndeshjes, tek Young Boysi kanë kritikuar arbitrat për humbjen.
Madje tifozët e pranuan shumë rëndë disfatën dhe kanë fajësuar lojtarët për këtë. Kastriot Imeri luajti prej minutës së 74-t për Young Boysin. Por u përjashtua menjëherë në minutën e 77-të për ndërhyrje të palejuar si futbollist i fundit.