Futboll

“Efekti Shaqiri” në Basel

Xherdan Shaqiri

Që kur ish-futbollisti i Zvicrës, Xherdan Shaqiri u transferua në Basel në gushtin e vitit ë kaluar, shikueshmëria nëpër stadiumet e futbollit zviceran është rritur. Sa i përket shifrave, Baseli po e ndjen rritjen.

Në sezonin aktual, thuajse 4 mijë shikues më shumë ndjekin Baseli në ndeshjen në shtëpi. Mesatërisht, 26 mijë shikues përcjellin Baselin. “17 % më shumë se në sezonin e kaluar”, shkruan “SRF”. Numri i biletave sezonale të shitura nga Baseli u rritën 10 %. Rreth 16.500 bileta sezonale janë shitur për sezonin 2024/2025, krahasuar me 15 mijë në sezonin e kaluar. Presidenti i Baselit, David Degen konfirmon “efektin Shaqiri”. 

Në Zurich në ndeshjen Zurich - Baselit pati numër rekord për edicionin aktual. Ishin 22 mijë shikues që përcollën nga tribunat ndeshjen derbi, të cilën e fitoi Baseli 1:0. Kapiteni i Baseli asistoi në  golin e fitores.