Edhe skuadra e Ferizajt ka shprehur pakënaqësi pas ndeshjes ndaj Malishevës që përfundoi baras, 1:1.
Ky ballafaqim i takoi xhiros së 11-të dhe u zhvillua të enjten.
Ferizaj të enjten në mbrëmje ka shfaqur disa momente të ndeshjes ndaj malishevasve, ku pretendojnë se janë dëmtuar.
“Disa nga rastet kontestuese të ndeshjes së sotme ndaj FC Malisheva”, ka shkruar Ferizaj.