Kapiteni i Ballkanit, Edvin Kuç, ka thënë pas ndeshjes finale të Kupës së Kosovës se do të largohet nga Ballkani si fitues i gjitha trofeve.
Kuç ka folur për gjithë kohën e kaluar te Ballkani si dhe për të ardhmen e tij.
“Kur kam ardhur në fillim, jo vetëm në Suharekë, por e gjithë Kosova më ka përkrahur shumë. E kam ndierë veten si në shtëpi. Vitin e parë i kam humbur të gjitha, ndërsa tash po largohem duke i fituar të gjitha. Falënderoj të gjithë në Suharekë, falënderoj familjen Kabashi, familjen Maksutaj, trajnerët, bashkëlojtarët, por ka ardhur koha të largohem sepse është çështje ekzistence. Karrierën do ta vazhdojë në Azerbajxhan, te skuadra e Neftchi Bakusë”, tha pas ndeshjes Kuç për “ArtMotion”.