Futboll

E rrallë, Zvicra pa asnjë shqiptar në formacionin bazë

Zvicra

Duket pak e besueshme, por asnjë futbollist shqiptar nuk starton te Zvicra në ndeshjen ndaj Spanjës, që i takon Ligës së Kombeve.

Zvicra e Spanja takohen nga ora 20:45.

Kapiteni Granit Xhaka është i suspenduar për shkak të përjashtimit me të kuq në ndeshjen ndaj Danimarkës. Ndërkohë Uran Bislimi është në stol.

Këta janë dy shqiptarët e vetëm të ftuar nga Murat Yakin për ndeshjet e këtij muaji.

Për mbi një dekadë shumë rrallë ka ndodhur që te Zvicra mos të startojë asnjë shqiptar.