Futbolli i vajzave në Suedi është goxha i zhvilluar. Ligat e ekipet janë të shumta, ndërsa në Divizionin e katërt është parë një gjë që rrallë ndodhë.
Angelholms FF ka përfunduar edicionin me goldallim 78:0, por sërish nuk doli i pari. Plot 18 ndeshje, asnjë gol i pranuar dhe kjo nuk mjaftoi për vendin e parë në tabelë.
Ishin tri barazime pa gola, që kushtuan në fund. Njëri prej barazimeve u arrit me Ljungbyhends IF, që doli i pari me 49 pikë, një më shumë se Angelholms.
Skuadra e parë në tabelë i pranoi plot 14 gola, kurse i shënoi 121. I kishte 16 fitore, një barazim e një humbje.