Një person rreth 20-vjeçar po dyshohet se e ka goditur me shuplakë sulmuesin anglez, Jack Grealish, pas përfundimit të derbit ndërmjet Manchester Unitedit dhe Manchester Cityt, të dielën.
“Reuters” ka raportuar se Policia e Manchesterit ka arrestuar personin në fjalë, që dyshohet për sulm ndaj Grealishit teksa lojtarët po hynin në zhveshtore. I njëjti do të paraqitet në gjykatë më 14 korrik.
Për këtë nuk ka pasur ndonjë reagim nga futbollisti por as nga të dy klubet.
Në derbin e Manchesterit, tifozët e Unitedit e ofenduan rëndë sulmuesin e Cityt, Phil Foden.
Për këtë reagoi edhe trajneri i kampionit në fuqi të Premier Leagues, Pep Guardiola, i cili i kritikoi ashpër tifozët e Unitedit.
Grealish është prej lojtarëve të rëndësishëm të Cityt.