Futboll

Dyshimet për kurdisje do të hetohen nga Policia

Ulpiana, Vllaznia

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se ka autorizuar Policinë për të hetuar dyshimet për kurdisje të ndeshjes së Ligës së Parë ndërmjet Ulpianës dhe Vllaznisë. 

“Ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar policinë në ndërmarrjen veprimeve hetimore, me qëllim të grumbullimit të provave dhe informatave lidhur me këtë çështje”, ka thënë Laureta Ulaj, zëdhënëse e Prokurorisë.