Barcelona nuk shënoi asnjë gol në pjesën e dytë kundër Benficas. Por i mjaftuan tre golat e realizuar në pjesën e parë për të siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Barcelona eliminoi në një të tetën e finales Benficën me rezultat të përgjithshëm, 4:1. Të martën mbrëma në Barcelonë fitoi 3:1 ndaj portugezëve, kurse javë ne kaluar në Lisbonë fitoi 1:0.
Në ndeshjen kthyese shkëlqyen braziliani Raphinha dhe spanjolli Lamine Yamal. Raphinha shënoi dy gola, ndërsa Yamal një për Barcelonën në pjesën e parë të ndeshjes kthyese të një të tetës së finales të Championsit.
Barcelona kaloi në epërsi në minutën e 11-të nëpërmjet Raphinhas pas superasistimit të Yamalit, ndërsa dy minuta më vonë Benfica barazoi shifrat në 1:1 nëpërmjet Nicolas Otamendit.
Dyshja Yamal – Raphinha doli sërish në skenë. Braziliani në golin e epërsisë së dytë të Barcelonës asistoi për Yamailin që shënoi supergol në minutën e 27-të për 2:1.
Raphinha shënoi edhe golin e tretë për Barcelonën. Golin për 3:1 e shënoi në minutën e 42-të. Goli i realizuar nga Raphinha u pranua nga dhoma e VAR-it.
Në pjesën e dytë Barcelona pati edhe disa raste për gol. Por i mjaftuan golat e pjesës së parë për të siguruar çerekfinalen e Championsit.
Raphinha e Yamal shkëlqejnë në pjesën e parë
Braziliani Raphinha dhe spanjolli Lamine Yamal, kanë shkëlqyer në pjesën e parë të ndeshjes Barcelona – Benfica. Raphinha shënoi dy gola, ndërsa Yamal një për Barcelonën në pjesën e parë të ndeshjes kthyese të një të tetës së finales në Ligën e Kampionëve. Pjesa e parë përfundoi 3:1 në të mirë të Barçës.
Barcelona kaloi në epërsi në minutën e 11-të nëpërmjet Raphinhas pas superasistimit të Yamalit, ndërsa dy minuta më vonë Benfica barazoi shifrat në 1:1 nëpërmjet Nicolas Otamendit.
Dyshja Yamal – Raphinha doli sërish në skenë. Braziliani në golin e epërsisë së dytë të Barcelonës asistoi për Yamailin që shënoi supergol në minutën e 27-të për 2:1.
Raphinha shënoi edhe golin e tretë për Barcelonën. Golin për 3:1 e shënoi në minutën e 42-të. Goli i realizuar nga Raphinha u pranua nga dhoma e VAR-it.
Aktualisht, rezultati i përgjithshëm është 4:1 për Barcelonën.
Nuk ndalet Barcelona, shënon edhe golin e tretë
Nuk ka të ndalur Barcelona. Spanjollët shënojnë edhe golin e tretë për 3:1 në ndeshjen ndaj Benficës.
Golin e tretë e realizoi braziliani Raphinha. Goli i minutës së 42-të i realizuar nga Raphinha u pranua nga dhoma e VAR-it.
Çfarë supergoli nga Yamali, Barça në epërsi
Me golin e Lamine Yamalit, Barcelona ka kaluar për herë të dytë në epërsi ndaj Benficës.
Yamal asistoi në golin e parë të Barcelonës të shënuar nga Raphinha, ndërsa shënoi edhe supergol në ndeshjen ndaj Benficas. Ai realizoi golin në minutën e 27-të për 2:1.
Dy gola të shpejtë në ndeshjen Barcelona – Benfica
Janë shënuar dy gola të shpejtë në ndeshjen në mes të Barcelonës dhe Benficës. Është ndeshja kthyese e një të tetës së finales në Ligën e Kampionëve.
Fillimisht Barcelona kaloi në epërsi në minutën e 11-të. Golin e epërsisë e shënoi braziliani Raphinha pas superasistimit të Lamine Yamalit, ndërsa dy minuta më vonë Benfica barazoi shifrat në 1:1 nëpërmjet Nicolas Otamendit.
VIDEO:
Ndeshjen e parë në Portugali e fitoi Barcelona 1:0.