Futboll

Vetëm një pikë për kampionin në Gjilan

Ballkani - Gjilani

(Përditësuar, 19:10) - Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani e ka fituar vetëm një pikë në përballjen kundër Gjilanit. Ndeshja u zhvillua në stadiumin me bari sintetik në Gjilan përfundoi baras, 1:1, ndërsa i takoi xhiros së dytë të Superligës së Kosovës në futboll. 

Vendësit kaluan të parët në epërsi me golin që e realizoi Robert Rrahmani në minutën e gjashtë. Ai shënoi supergol me goditje nga distanca. Por, gëzimi i gjilanasve zgjati shkurt. Një minutë më vonë, Ballkani barazoi rezultatin. Në minutën e shtatë shifrat në 1:1 i barazoi mesfushori brazilian, Queven Inacio. Ballkani ndeshjen e parë e fitoi në Suharekë kundër Dukagjinit, 2:0, kurse për Gjilanin është barazimi i dytë. Në ndeshjen e parë luajti baras me Llapin në Podujevë. Rezultati i ndeshjes në “Zahir Pajaziti” ishte 1:1.


Përfundon pjesa e parë, Gjilani-Ballkani 1:1

(Përditësuar, 17:58) - Ka përfunduar baras (1:1) pjesa e parë e ndeshjesndërmjet Gjilanit dhe Ballkanit.

Kjo ndeshje i takon xhiros së dytë të Superligës së Kosovës në futboll. 

Vendësit kaluan të parët në epërsi me golin që e realizoi Robert Rrahmani në minutën e gjashtë. Por, një minutë në vonë, Ballkani barazoi rezultatin. Në minutën e 7-të shifrat në 1:1 i barazoi mesfushori brazilian, Queven Inacio.
 


Dy gola të shpejtë në Gjilan

Robert Rrahmani ka shënuar golin e epërsisë për Gjilanin në ndeshjen kundër Ballkanit. Ai shënoi në minutën e 6-të me goditje të saktë nga distanca. 

Ndeshja Gjilani – Ballkani po zhvillohet në fushën me bari sintetik në Gjilan dhe i takon javës së dytë të Superligës së Kosovës në futboll.

Por, një minutë në vonë, Ballkani barazoi rezultatin. Në minutën e 7-të shifrat në 1:1 i barazoi Queven Inacio.