Futboll

Dy derbi në Serie A

Serie A

Juventus – Inter dhe Lazio – Napoli janë dy prej ndeshjeve më interesante të kësaj fundjave në kampionatin italian të futbollit.

Derbi i zjarrtë ndërmjet Juventusit dhe Interit do të luhet të dielën nga ora 20:45.

I takon javës së 25-të të Serie A.

Interi është i pamposhtur në tri ndeshjet e fundit në ligë ndaj Juventusit.

Ndërsa Juventusi është i pamposhtur në dhjetë nga 11-të ndeshjet e fundit në shtëpi kundër Interit.

“Zonja e Vjetër” është skuadra e vetme këtë edicion që nuk ka pësuar disfatë në shtëpi por është edhe skuadra që ka barazuar më së shumti.

Interi ka 54 pikë dhe renditet në pozitën e dytë. Një pikë më shumë e ka Napoli.

Juventusi është në vendin e pestë me 43 pikë.

Lideri, Napoli, në dy ndeshjet e fundit është ndalur në barazim, nga Udinese dhe Roma.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Antonio Conte, Napoli, të shtunën nga ora 18:00 luan me Lazion në Romë.

Dy skuadrat ballafaqohen për herë të tretë këtë edicion garues. Dy ndeshjet e kaluara, në kuadër të ligës dhe garës për kupë, i fitoi Lazio.

Lazio është në pozitën e katërt me 45 pikë.

Pesë pikë më shumë i ka Atalanta e vendit të tretë.

Skuadra e Berat Gjimshitit, Atalanta, të shtunën nga ora 15:00 luan me Cagliarin.

Cagliari ka 24 pikë dhe renditet në pozitën e 13-të.

Të shtunën luan edhe Milani ndaj Veronas, nga ora 20:45. “Kuqezinjtë” kanë 38 pikë në vendin e shtatë. Verona zë pozitën e 15-të me 23 pikë.