Dy asistimet e sulmuesit Brajan Gruda i kanë ndihmuar skuadrës së Brightonit që të shtunën ta mposhtë West Ham Unitedin.
Brightoni fitoi 3:2 në shtëpi në kuadër të javës së 34-t të Premier Leagues.
Gruda në lojë u inkuadrua në minutën e 82-të kurse shtatë minuta më pas asistimin e parë e bëri te goli i barazimit për 2:2.
Bruda asistimin e dytë e dhuroi te goli i fitores në minutën e 92-të.
Brightoni është në mesin e tabelës me 51 pikë. West Hami ka 36 pikë dhe e zë vendin e 17-të.
20-vjeçari Gruda në 21 ndeshjet e zhvilluara deri më tani ka kontribuar me katër asistime.
Gruda ka 12 paraqitje për Përfaqësuesen U21 të Gjermanisë.