Futboll

Duro largohet nga Suhareka pas shtatë ndeshjeve

Shpëtim Duro

Trajneri Shpëtim Duro është larguar nga skuadra e Suharekës. Lajmi është bërë i ditur nga klubi suharekas të premten.

Duro me marrëveshje të dyanshme e ka ndërprerë kontratën me Suharekën.

“Ju njoftojmë që me marrëveshje të dyanshme kemi ndërprerë bashkëpunimin me kryetrajnerin Shpetim Duro. Ndihemi te lumtur për bashkëpunimin dhe shumë mirënjohës për punën e bërë deri më tani ku ishte kënaqësi që në radhët tona kishim një njeri si Shpëtim Duro”, ka shkruar Suhareka.

Duro e morri në drejtim Suharekën më 1 korrik. Në shtatë ndeshjet e këtij edicioni në Superligën e Kosovës në futboll ka shënuar katër fitore, një barazim dhe dy humbje.

Ish-trajneri i Malishevës, Qëndrim Kida pritet të jetë pasuesi i tij.