Armend Thaqi realizoi supergol nga goditja e dënimit në minutën e 93-të për t’ia mohuar fitoren skuadrës së Dukagjinit.
Gjilani barazoi 1:1 me Dukagjinin në shtëpi në kuadër të javës së 30-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Mërgim Pefqeli i kaloi në epërsi mysafirët në minutën e parë shtesë të pjesës së parë.
Thaqi krejt në fund të ndeshjes ia siguroi një pikë shumë të rëndësishme Gjilanit.
Gjilani e zë vendin e shtatë me 39 pikë.
Dukagjini ka dy pikë më pak dhe renditet një pozitë më poshtë.
Të dyja skuadrat po luftojnë për mbetje në elitë.
Supergol nga Thaqi, Gjilani i barazon shifrat
Armend Thaqi ka realizuar supergol nga goditja e dënimit për ta barazuar rezultatin ndaj Dukagjinit.
Thaqi realizoi për 1:1 në minutën e 93-të.
Dukagjini po udhëheq 1:0 pas pjesës së parë
Mërgim Pefqeli në minutën e 45-të e kaloi në epërsi Dukagjinin ndaj Gjilanit.
Dukagjini po udhëheq 1:0 ndaj Gjilanit pas pjesës së parë.
Kjo ndeshje i takon javës së 30-të të Superligës së Kosovës në futboll.