Skuadra e Dukagjinit ka arritur fitore shumë të rëndësishme ndaj Llapit në garën për mbijetesë në elitën e futbollit kosovar.
Dukagjini të dielën pasdite në stadiumin “18 Qershori” në Klinë e mposhti Llapin me rezultatin 3:1.
Kjo ndeshje i takoi javës së 27-të.
Golin e parë për Dukagjinin e realizoi Hekuran Berisha në minutën e 36-të.
Faton Neziri i shënoi dy golat e fundit për skuadrën nga Klina në minutën e 55-të dhe 95-të.
Për Llapin golin e vetën e realizoi Ardit Tahiri nga penalltia në minutën e 65-të.
Llapi nga minuta e 69-të ishte me një futbollist më pak në fushë pasi Ahmed Januzi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Dukagjini renditet në pozitën e shtatë me 35 pikë. Llapi mbetet në pozitën e parafundit me 30 pikë.
Llapi e ngushton rezultatin
Skuadra e Llapit e ka ngushtuar rezultatin në ndeshjen ndaj Dukagjinit.
Për 2:1 realizoi Ardit Tahiri nga penalltia në minutën e 65-të.
Kjo ndeshje i takon javës së 27-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Dukagjini e dyfishon rezultatin
Skuadra e Dukagjinit e ka dyfishuar rezultatin në ndeshjen ndaj Llapit.
Për 2:0 realizoi Faton Neziri në minutën e 55-të.
Kjo ndeshje i takon javës së 27-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Dukagjini në epërsi pas pjesës së parë
Skuadra e Dukagjnit është duke avancuar 1:0 pas pjesës së parë ndaj Llapit.
Golin e epërsisë për skuadrën nga Klina e ka shënuar Hekuran Berisha në minutën e 36-të.
Kjo ndeshje i takon javës së 27-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Dukagjini në epërsi
Skuadra e Dukagjinit ka kaluar në epërsi ndaj Llapit.
Për 1:0 realizoi Hekuran Berisha në minutën e 36-të.
Kjo ndeshje i takon javës së 27-të të elitës së futbollit kosovar.