Më 25 maj të vitit 2013, Bayern Munichu pati sukses të madh në garën elitare të UEFA-s për klube.
Bavarezët triumfuan në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Borussia Dortmundit në Londër.
Në stadiumin “Wembley”, Bayerni fitoi 2:1.
Pas 12 vjetësh, Bayern Munichu do të luajë sërish ndaj një skuadre gjermane në Ligën e Kampionëve, pasi në 1/8 e finales do të ballafaqohet me Bayer Levekrusenin.
Dy ndeshjet e Bundesligës të zhvilluara mes tyre në edicionin aktual, kanë përfunduar baras.
Por, Leverkuseni e ka një fitore ndaj Bayernit 1:0 në Kupën e Gjermanisë.
Trajneri Xabi Alonso me Granit Xhakën lider në mesfushë, ka ecuri impresive të rezultateve ndaj ish-klubit të tij sa ishte lojtar aktiv.
Ai nuk ka humbur në asnjërën prej gjashtë ndeshjeve ndaj Bayern Munichut.
Në përgjithësi, është hera e katërt që dy skuadra gjermane takohen në Ligën e Kampionëve.
Bayern Munichu ka qenë i pranishëm në të gjitha rastet.
Njësoj si në finalen e vitit 2013, Bayerni luajti kundër Borussia Dortmundit në çerekfinale të garës elitare, në edicionin 1997/98.
Ndeshja e parë ishte mbyllur baras, ndërsa Dortmundi e fitoi ndeshjen kthyese 1:0 në vazhdime, falë golit të Stephane Capuisat.
Vetëm një vit më vonë, në çerekfinale, Bayerni e eliminoi Kaiserslauternin pas fitores 2:0 në ndeshjen e parë dhe 4:0 në ndeshjen e dytë si mysafir.