Drita të mërkurën ka njoftuar për transferimin e Alexandre Fressange, sulmuesit që ishte pjesë e ekipeve zinxhirë të gjigantit francez Paris Saint-Germain.
Sipas njoftimit të klubit gjilanas, sulmuesi 23-vjeçar ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.
Fressange ishte pjesë e ekipeve zinxhirë të PSG-së. Nga viti 2020 deri më 2022, luajti te skuadra e dytë e PSG-së.
Së fundmi ishte pjesë e skuadrës së dytë të Paris FC.
Për Dritën, transferimi i Fressanges është i shtati gjatë kësaj merkatoje. Do të luajë në rundin e dytë të kualifikimeve për Ligën e Konferencës.
