Futboll

Drita pret Breidablikun në Podujevë, ka përparësinë

KF Drita

Drita ka epërsinë prej një goli për ndeshjen kthyese kundër Breidablikut të cilën e zhvillon të martën pasdite në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Ndeshja kthyese në mes të Dritës dhe Breidablikut luhet nga ora 17:00 dhe i takon rundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës. Drita e fitoi 2:1 ndeshjen e parë të luajtur javë ne kaluar në udhëtim te Breidabliku i Islandës. Arb Manaj në minutën e tretë dhe Veton Tusha në minutën e 23-të, shënuan golat e fitores.

Drita e nis rrugëtimin në kupat evropiane këtë edicion nga rundi i dytë kualifikues i Ligës së Konferencës. Paraqitjen në garën e tretë të UEFA-s për nga niveli, e siguroi si e treta në kampionatin e Kosovës. Në rundin e parë kualifikues ishte e lirë.

Drita në gara evropiane paraqitet nga edicioni 2018/19. Në edicionet e fundit nuk kishte fat në short. Është përballur me skuadra serioze evropiane si Legia e Varshavës, Feyenoordi, Antwerpi e Viktoria Plzen.