Futboll

Drita mposhtet, por mbetet në garë për kalim tutje

FC Drita

(E përditësuar) 

Drita e ka humbur ndeshjen e parë të rrethit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës, por mbetet ende në garë për kalim tutje. 

Skuadra gjilanase të enjten u mposht në udhëtim tek Auda e Letonisë me rezultatin 1:0, në “Skonto stadions” të Rigas. 

Sfidën e ka vendosur goli i hershëm i shënuar nga vendësit. 

Në minutën e tetë, mbrojtësi portugez, Bruno Tavares, shënoi nga gjuajtja e lirë në portën e portierit Faton Maloku. 

Humbja 1:0 e lë Dritën me gjasa për ta kaluar edhe këtë kundërshtar. 

Në plejofin e Ligës së Konferencës, nëse avancon tutje, Drita do të ballafaqohej me fituesin e ndeshjes Brondby – Legia Varshava. 

Ndeshja kthyese zhvillohet pas një jave në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.


Drita pranon gol të hershëm

Drita ka pranuar gol të hershëm në udhëtimin te Auda e Letonisë. 

Për Audan shënoi mbrojtësi Bruno Tavares.


Drita publikon formacionin ndaj Audas

Trajneri Zekirija Ramadani e ka publikuar listën e lojtarëve për ndeshjen kundër Audas së Letonisë. 

Ndeshja Auda - Drita nis në orën 17:00. 

Është ndeshja e parë e raundit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës. 

Ndeshja kthyese luhet pas një jave.