Futboll

Drita me epërsi prej një goli për ndeshjen kthyese

KF Drita

Drita e nisi ndeshjen furishëm dhe krijoi shpejtë epërsi prej dy golave në udhëtim te Breidabliku i Islandës.

Në fund nuk e ruajti epërsinë e dy golave, por megjithatë, fitoi me rezultatin 2:1 të enjten mbrëma.

Ishte ndeshja e parë e rrethit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Arb Manaj në minutën e tretë dhe Veton Tusha në minutën e 23-të, shënuan gola prej aksioneve mirë të ndërtuara.

Në të dyja golat, asistues ishte Albert Dabiqaj.

Vendësit e ngushtuan epërsinë në minutën e 71-të me Isak Thorvaldssonin, por kjo ishte e tëra nga ta.

Portieri i Dritës, Faton Maloku, u shqua me disa pritje të mira.

Në minutën e 89-të, mbrojtësi Besnik Krasniqi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga loja.

Ndeshja kthyese luhet më 30 korrik në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.


Drita pranon gol

Drita ka pranuar gol në minutën e 71-të.  Isak Thorvaldsson shënoi për islandezët.


Drita me epërsi solide në pjesën e parë

Drita ka shkuar në pushim mes pjesëve me epërsi prej dy golave, në udhëtim te Breidabliku islandez. 
Drita po fiton 2:0 në ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës. 

Arb Manaj në minutën e tretë dhe Veton Tusha në minutën e 23-të, i shënuan golat në pjesën e parë.


Drita nuk ndalet, shënon edhe golin e dytë

Drita e ka shënuar edhe golin e dytë ndaj Breidablikut.

Pas një aksioni shpejtë të ndërtuar, në fund gol shënoi Veton Tusha. Edhe në golin e dytë asistues ishte mesfushori Albert Dabiqaj.


Drita me start të furishëm

Drita ka nisur furishëm në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Gjilanasit kanë shënuar për 1:0 që në minutën e tretë.

Shënues ishte Arb Manaj.

Drita është në epërsi prej një goli ndaj skuadrës islandeze, Breidablik.