Futboll

Drita fiton ndeshjen e mbetur ndaj Malishevës

Drita-Malisheva

Skuadra e Dritës e ka fituar ndeshjen e mbetur të xhiros së parë të Superligës së Kosovës në futboll. Gjilanasit mposhtën Malishevën në shtëpi me rezultatin 2:1. 

Golin e parë për Dritën e shënoi Besnik Krasniqi në minutën e 24-t.  Mbrojtësi i krahut, Krasniqi, shënoi nga penalltia. Në minutën e 59-të, Drita shënoi golin për 2:0. Realizator i golit ishte Veton Tusha. Tusha shënoi me asistim të Iljasa Zulfiut.

Malisheva golin e nderit e shënoi në minutën e 79-të. Altin Aliu shënoi supergol. Ai pranoi top nga Arlind Veliu. 

Drita nga tri ndeshje ka dy fitore e një humbje. Malisheva ka tri fitore, një barazim dhe një humbje.