Superliga

Drita fiton lehtësisht ndaj Lirisë

Drita

Drita ka fituar edhe ndeshjen e dytë rresht në Superligë dhe vazhdon garën për titull kampioni.

Drita të dielën në terrenin me bar sintetik fitoi ndaj Lirisë, 4:2.

Për Lirinë ishte humbja e tetë rresht në Superligë.

Meris Maliqi në minutën e tetë, Blerim Krasniqi në minutën e 49-të, Fluturim Domi në minutën e 57-të me autogol dhe Albert Dabiqaj në minutën e 85-të, ishin realizatorët e golave të fitores për Dritën.

Liria golat e këtij ballafaqimi i shënoi në minutat '74 dhe '88.

Drita në vendin e dytë ka 57 pikë. Lider është Ballkani me 59 pikë.

Liria e fundit mbetet me 10 pikë.

Tabela