Drejtori sportiv i Dritës, Valon Zymberi dhe dy të tjerë të enjten janë ndaluar për 48 orë mbi dyshimet për pjesëmarrje në përleshje në një kafiteri të qytetit të Gjilanit. Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës në Gjilan të enjten për KOHËN.
“Ju konfirmojmë se tre personave të dyshuar të cilën kanë marrë pjesë në këtë rast u është shqiptar masa e ndalimit për 48 orë nga Prokuroria e Shtetit”, thuhet në përgjigjën nga Policia e Kosovës në Gjilan.
KOHA mëson se krahas Zymberit masa e ndalimit u është shqiptuar edhe F.R. dhe I.SH.
Në fakt, humbja e Dritës nga Prishtina në gjysmëfinale të Kupës të mërkurën nuk është përballuar lehtë te skuadra gjilanase. Tifozët “Intelektualët” kanë shprehur zemërimin e tyre pas ndeshjes. Ka pasur edhe tensione të shumta brenda fushës, ndërsa ka ndërhyrë policia.
Por me kaq nuk përfundoi e gjitha. Pas ndeshjes u konfirmua se Zymberi ka pasur konflikt fizik me njërin prej drejtuesve të tifozëve “Intelektualët” në një kafiteri të qytetit, për çka edhe u arrestua bashkë me dy të tjerë.
LEXO EDHE: