Futboll

Drejtori i Mainzit flet për transferimin e Grudës te Brightoni

Brajan Gruda

Drejtori sportiv i Mainzit të Bundesligës gjermane, Christian Heidel, ka thënë se transferimi i Brajan Grudës te Brightoni i Premier Leagues së Anglisë, është shumë afër. 

Në një intervistë dhënë për “Sky Germany”, Heidel ka thënë se bisedimet mes klubeve kanë avancuar. 

“Mund të them se negociatat kanë avancuar shumë. Kanë mbetur vetëm edhe pak gjëra për t’u qartësuar. Po flasim shumë. Gjërat vështirësohen paksa kur vjen koha për të nënshkruar. Ne nuk duam ta shesim lojtarin. Duam ta shesim atë vetëm kur të plotësohen gjitha kushtet. Jemi shumë afër kësaj”, ka theksuar Heidel të mërkurën. 

Brightoni pritet të shpenzojë rreth 30 milionë euro për futbollistin e grupmoshës U21 të Gjermanisë. 

20-vjeçari Gruda zhvilloi 29 ndeshje në edicionin e kaluar për Mainzin dhe shënoi katër gola e tri asistime.