Futboll

Dortmundi transferon top-sulmuesin e Bundesligës

Serhou Guirassy

Borussia Dortmundi e ka kompletuar transferimin e sulmuesit nga Guinea, Serhou Guirassy, nga skuadra tjetër e Bundesligës gjermane, Stuttgart.

Zyrtarizimi është bërë të enjten nga “verdhezinjtë”, ndërsa është njoftuar se ai ka nënshkruar kontratë katërvjeçare.

28-vjeçari ishte golashënuesi i dytë më i mirë në Bundesligë në edicionin e kaluar me 28 gola në po aq paraqitje.

Kishte tetë gola më pak të realizuar sesa sulmuesi i Bayern Munichut, Harry Kane.

Guirassy është futbollisti i dytë i Stuttgartit që i bashkohet Dortmundit këtë muaj, pas mbrojtësit Waldemar Anton.