Borussia Dortmundi po e shkatërron Celticun në kuadër të xhiros së dytë të Championsit.
Pas pjesës së parë rezultati është 5:1. Emre Can shënoi penallti në minutën e shtatë, ndërsa penallti tjetër konkretizoi Serhou Guirassy në minutën e 40-të. Ndërkohë “hat-trick” ka realizuar Karim Adeyemi. Ai shënoi në minutën e 11-të, të 29-të e 42-të.
Daizen Maeda shënoi golin e vetëm për Celticun në minutën e nëntë.
Barcelona po udhëheq 3:0 ndaj Young Boysit, kurse Manchester City është në epërsi 2:0 ndaj Slovan Bratislavës.
Interi po fiton 1:0 ndaj Cërvena Zvezdës, njëjtë si PSV-ja ndaj Sportingut.
Në ndeshjen Bayer Leverkusen – Milan nuk janë shënuar gola në pjesën e parë.