Borussia Dortmundi është kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Pas humbjes 2:1 në ndeshjen e parë me Atletico Madridin, Dortmundi të martën mbrëma në “Ëestfalenstadion”, në atmosferë të zjarrtë, fitoi me rezultatin 4:2.
Edhe ndeshja e dytë çerekfinale ishte shumë intersante.
Julian Brandt në minutën e 34-t dhe Iaan Maatsen në minutën e 39-të shënuan për 2:0 në të mirë të Dortmundit në pjesën e parë.
Madrilenët u përgjigjën fuqishëm në fillim të pjesës së dytë. Mats Hummels shënoi autogol në minutën e 49-të, ndërsa Angel Correa barazoi në 2:2 në minutën e 64-t.
Dortmundi u kthye megjithatë. Nicklas Fuellkrug në minutën e 71-të dhe Marcel Sabitzer në minutën e 74-t shënuan gola të bukur për vend në gjysmëfinale të Championsit.
Në gjysmëfinale, Dortmundi takohet me PSG-në.
Dortmundi shënon edhe golin e katërt
Borussia Dortmundi ka shënuar edhe golin e katërt në ndeshjen ndaj Atletico Madridit.
Për 4:2 shënoi mesfushori Marcel Sabitzer nëminutën e 74-t. Ai realizoi me goditje nga distanca.
Goallll! Goal! Sabitzer! Marceeeelll Sabitzer. What a game!
— FootColic ⚽️ (@FootColic) April 16, 2024
Borussia Dortmund 4-2 Atletico Madridpic.twitter.com/DE9CBQLIRu
Drama vazhdon, Dortmundi sërish në epërsi
Borussia Dortmundi ka kthyer epërsinë në ndeshjen ndaj Atletico Madridit.
Për 3:2 shënoi Nicklas Fuellkrug në minutën e 71-të. Ai shënoi gol të bukur me goditje me kokë.
2:2 në Dortmund
Atletico Madridi ka barazuar në 2:2 rezultatin në ndeshjen ndaj Borussia Dortmundit. Angel Correa shënoi në minutën e 64-t pas një ndërhyrje të zbehtë në mbrojtjen gjermane.
Correa u aktivizua si zëvendësues.
GOAL: Dortmund 2-2 Atletico Madrid
— Pubity Sport (@pubitysport) April 16, 2024
CORREA WITH THE SECOND!pic.twitter.com/bA9pBpng08
Atletico kthehet në lojë
Atletico Madridi është kthyer në lojë në ndeshjen ndaj Dortmundit.
Rezultati në 2:1 u ngushtua në minutën e 49-të, kur Hummels devijoi topin në portën e tij.
🚨🚨| GOAL: OWN GOAL BY HUMMELS!!
— CentreGoals. (@centregoals) April 16, 2024
Dortmund 2-1 Atletico Madrid pic.twitter.com/BO6pTa3i9Y
Dortmundi në epërsi pas pjesës së parë
Borussia Dortmundi e ka mbyllur në epërsi pjesën e parë ndaj Atletico Madridit me rezultatin 2:0.
Tani është në epërsi prej një goli ndaj skuadrës spanjolle në rezultat të përgjithshëm.
Julian Brandt realizoi golin e parë në minutën e 35-të të ndeshjes çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Në ndeshjen që po luhet në Dortmund, golin e dytë e shënoi Ian Maatsen. Ai realizoi në minutën e 39-të.
Dortmundi shënon edhe golin e dytë
Golin e dytë e shënoi Ian Maatsen. Ai realizoi në minutën e 39-të.
Me rezultat të përgjithshëm, Dortmundi po udhëheq 3:2.
WHAT A GOAL MAATSEN pic.twitter.com/EyVlfMKI6x
— 🇨🇩🇸🇱 (@8Flavs) April 16, 2024
Shënon Dortmundi
Borussia Dortmundi ka shënuar gol në ndeshjen ndaj Atletico Madridit.
Julian Brandt realizoi në minutën e 35-të të ndeshjes çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Ndeshjen e parë e humbi 2:1. Që do të thotë se rezultati është i barabartë.
🚨🚨| GOAL: BRANDT OPENS THE SCORING FOR DORTMUND!!
— CentreGoals. (@centregoals) April 16, 2024
Dortmund 1-0 Atletico Madrid pic.twitter.com/dRTErjWrs7
Në Dortmund ende nuk ka gol
Ndeshja tjetër çerekfinale e Ligës së Kampionëve po luhet në Dortmund. Skuadra e Dortmundit dhe ajo e Atletico Madridit po luajnë baras pa gola kur kanë kaluar 24 minuta lojë.
Ndeshjen e parë e pati fituar Atletico me rezultatin 2:1.
Formacionet zyrtare: Borussia Dortmund - Atletico Madrid
Borussia Dortmund e Atletico Madrid kanë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes së dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve, e cila fillon në orën 21:00.
Ndeshja do të luhet në stadiumin “Sigal Iduna Park” në Dortmund.
Ndeshja e parë çerekfinale përfundoi 2:1 në të mirë të Atleticos.
Dortmundi
Kobel; Ryerson, Hummels, Schlotterbeck, Maatsen; Sabitzer, Can; Adeyemi, Brandt, Sancho; Fullkrug
Atletico
Oblak; Azbilicueta, Hermoso, Gimenez, Witsel, Molina; De Paul, Koke, Llorente; Griezmann, Morata