Futboll

Fitorja e mahnitshme e Dortmundit nuk mjafton, Barça në gjysmëfinale

Guirassy

 

Borussia Dortmundi ka shfaqur edhe një herë shpirtin e vërtetë gjerman. Ndonëse kishte humbur thellë ndeshjen e parë çerekfinale të Championsit, Dortmundi luajti të martën mbrëma ndeshje plot pasion dhe fitoi 3:1 ndaj Barcelonës.

Fitorja e skuadrës së verdhë megjithatë nuk ishte e mjaftueshme. Barcelona kaloi në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve falë fitores 4:0 në ndeshjen e parë.

Rezultati i përgjithshëm pas dy ndeshjeve është 5:3 në të mirë të Barcelonës.

Për Barcelonën humbja e së martës është e para për këtë vit.

Dortmundi nisi furishëm ndeshjen, i shtyrë nga tifozët e zjarrtë të “murit të verdhë”. Serhou Guirassy realizoi penallti në minutën e 11-të për 1:0. Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.

Me të nisur pjesa e dytë, përkatësisht në minutën e 49-të, Guirassy shënoi për 2:0.

Në momentin më të mirë të Dortmundit, Barcelona u kthye në lojë. Skuadrës gjermane i mungoi fati kur Rami Bensebaini shënoi autogol në minutën e 54-t. Në tentim për ta larguar topin, ai e dërgoi në portën e tij, në minutën e 54-t.

Pasoi një periudhë e vështirë për gjermanët. Në minutën e 76-të, Guirassy kompletoi “hat-trickun”. Ai realizoi për 3:1, por shifrat më nuk ndryshuan. Dhe ky rezultat ishte i mjaftueshëm që Barcelona të bëj vend në gjysmëfinale.

Barcelona takohet në gjysmëfinale me fituesin e sfidës Inter – Bayern.

Me “hat-trickun” e së martës, Guirassy është bërë golashënuesi më i mirë i Championsit këtë edicion. Sulmuesi nga Guinea i ka 13 gola në 14 paraqitje.


Guirassy i pandalshëm, Dortmundi kthen epërsinë e dy golave

Borussia Dortmundi ka kthyer epërsinë e dy golave në ndeshjen ndaj Barcelonës.

Për 3:1 realizoi Guirassy në minutën e 76-të.

Ai kompletoi hettrikun.

Barcelona po udhëheq 5:3 në rezultat të përgjithshëm.

VIDEO:


Shënon Barcelona, Dortmundi i pafat

Barcelona ka ngushtuar në 2:1 rezultatin në ndeshjen ndaj Dortmundit.

Skuadrës gjermane i mungoi fati.

Ramy Bensebaini shënoi autogol në tentim për të larguar topin. Ndodhi kjo në minutën e 54-t.

VIDEO:


Dortmundi shënon golin e dytë, a mund të befasojë Barçën?

Borussia Dortmundi ka shënuar për 2:0 në ndeshjen ndaj Barcelonës.

Serhou Guirassy shënoi në minutën e 49-të.

Barcelona e ka fituar 4:0 ndeshjen e parë.

VIDEO:


Dortmundi me epërsi minimale pas pjesës së parë

Borussia Dortmundi ka shënuar një gol në pjesën e parë ndaj Barcelonës.

Por është ende larg për të përmbysur rezultatin e ndeshjes së parë.

Barcelona e kishte fituar ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve me rezultat të thellë, 4:0.

Golin e vetëm për Dortmundin e shënoi Serhou Guirassy në minutën e 11-të. Ai realizoi nga penalltia.


Dortmundi në epërsi ndaj Barcelonës

Borussia Dortmundi ka shënuar gol përballë Barcelonës.

Serhou Guirassy shënoi nga penalltia në minutën e 11-të golin për 1:0.

Ndeshja kthyese po luhet në Dortmund, ndërsa i takon çerekfinales së Championsit.

Ndeshjen e parë, Barcelona e kishte fituar thellë, 4:0.

VIDEO: