Skuadra e Borussia Dortmundit ka arritur fitore të thellë 4:0 ndaj Darmstadtit të shtunën në ndeshjen që i takoi xhiros së 34-t të elitës së futbollit gjerman.
Mbrojtësi Ian Maatsen e shënoi golin e parë në ndeshje në minutën e 30-të. Tetë minuta më pas Marco Reus realizoi për 2:0.
Dy golat e fundit në ndeshje i shënuan Julian Brandt në minutën e 72-të, dhe Donyell Malen në minutën e 88-të.
Dortmundi e mbyll kampionatin në vendin e pestë me 63 pikë dhe do të luajë në Ligën e Kampionëve edicionin e ardhshëm.
Darmstadti në vend të fundit në tabelë, nga edicioni i ardhshëm do të bëjë gara në nivelin e dytë të futbollit gjerman.