Pas humbjes 5:1 nga Stuttgarti, Borussia Dortmundi është kthyer te fitorja në Bundesligë.
Të premten mbrëma, Dortmundi fitoi 4:2 ndaj Bochumit. Ishte ndeshja e parë e xhiros së pestë të elitës gjermane.
Serhou Guirassy i shënoi dy gola për Dortmundin, ndërsa nga një e shtuan Emre Can e Felix Nmecha.
Për Bochumin shënuan Matus Bero e Dani de Wit.
Dortmundi i ka dhjetë pikë nga pesë ndeshje. Bochumi është i parafundit me vetëm një pikë.