Futboll

Dortmundi fiton dhe ngjitet në vendin e dhjetë

Borussia Dortmund

Dortmundi ka fituar përballë Mainzit të dielën në ndeshjen e xhiros së 27-të të Bundesligës gjermane dhe është ngjitur në pozitën e dhjetë në tabelë. 

Dortmundi fitoi me rezultatin 3:1, falë dy golave të sulmuesit Maximilian Beier dhe një të mesfushorit Emre Can. 

Beier golin e parë e shënoi në minutën e 39-të, ndërsa kapiteni Can e dyfishoi epërsinë në minutën e 42-të. 

Për 3:0, Beier realizoi në minutën e 72-të. 

Golin e vetëm për Mainzin e shënoi Paul Nebel, në minutën e 76-të. 

Dortmundi ka 38 pikë, aq sa ka edhe Wolfsburgu në pozitën e nëntë, ndërsa Mainzi në vendin e katërt i ka 45 pikë.