Futbollistja e Kosovës, Donjeta Halilaj, ka shënuar tjetër gol në Superligën e Turqisë për Beshiktashin.
Beshiktashi të dielën gjatë ditës fitoi me rezultatin 2:0 në udhëtim te Karadeniz Eregli, në ndeshjen e xhiros së 29-të.
Për mesfushoren me tipare ofensive ishte goli i tetë i realizuar në kampionatin elitar të Turqisë.
Ajo shënoi në minutën e dhjetë për 1:0.
Halilaj 24-vjeçare ka edhe shtatë asistime.
Beshiktashi ka 56 pikë pas 29 ndeshjeve të luajtura.