Futboll

Disfatë e rëndë e Rashicës dhe Muçit me Beshiktashin

Konyaspor

Konyaspori edhe pse ishte me dy futbollistë më pak në fushë ka arritur të shënojë fitore ndaj Beshiktashit të Milot Rashicës dhe Ernest Muçit. 

Beshiktashi u mposht në udhëtim nga Konyaspori me rezultatin 1:0.

Kjo ndeshje i takoi javës së 28-të të Superligës së Turqisë në futboll.

Fillimisht Melih Bostan u ndëshkua direkt me karton të kuq në minutën e 27-të kurse me kartonin e dytë të verdhë u ndëshkua Alassane Ndao në minutën e 64-t te Konyaspori.

Golin e fitores për vendësit e realizoi Ugurcan Yazgili në minutën e 45-të.

Rashica te mysafirët u paraqit deri në minutën e 80-të kurse Muçi u inkuadrua nga fillimi i pjesës së dytë.

Beshiktashi ka 44 pikë dhe është në zonën që siguron garat evropiane për edicionin e ardhshëm.

Konyaspori ka 31 pikë në vendin e 13-të.